BallinaAtdheuPërfaqësuesit e kompanisë së njohur hoteliere nga Izraeli vizitojnë Durrësin

Përfaqësuesit e kompanisë së njohur hoteliere nga Izraeli vizitojnë Durrësin

-

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, zhvilloi një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Prima Hotels Group, Avraham Dor, dhe përfaqësues të kompanisë. Takimi, i zhvilluar në bashkëpunim me Departamentin Ekonomik të Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, u fokusua te potenciali turistik i Durrësit dhe mundësitë për investime të reja në sektorin e hotelerisë.

Postimi i plotë:

Zhvillova një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Prima Hotels Group, Avraham Dor, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj kompanie të njohur e cila zotëron një rrjet të gjerë hotelerie në Izrael.

Ky takim u organizua nëpërmjet bashkëpunimit me Departamentin Ekonomik në Ambasadën e Izraelit në Shqipëri. Ky grup ka ndjekur me interes zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe mundësitë e reja për investime në këtë sektor. Përfaqësuesit e kompanisë vizituan Durrësin për të njohur nga afër potencialin e jashtëzakonshëm turistik të qytetit dhe mundësitë që ai ofron për zhvillimin e projekteve të reja. Gjatë takimit prezantuam gjithashtu projektet madhore që po transformojnë qytetin tonë, transmeton durresilajm.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Arbër Bullakaj në Konsullatën e Kosovës në Cyrih: Një takim që...

0
Cyrih, 01 shtator, 2026 - Arbër Bullakaj, që sot është pjesë e politikës federale zvicerane, ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së...

SHTATOR… VJESHTË…