Siç mëson helveticALforum.ch, udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, mori pjesë në pritjen tradicionale të Vitit të Ri, të organizuar nga Klubi Diplomatik i Gjenevës në ambientet e Pallatit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Ngjarja mblodhi personalitete të larta diplomatike dhe institucionale, përfshirë përfaqësues të misioneve diplomatike, organizatave ndërkombëtare dhe autoriteteve zvicerane. Me këtë rast, u mbajtën fjalime zyrtare nga përfaqësues të Klubit Diplomatik të Gjenevës, Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë si dhe institucioneve vendore, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh.
Atmosfera festive u shoqërua me performancën e Orchestre des Nations, e cila i dha ngjarjes një dimension të veçantë kulturor dhe ceremonial.
Pjesëmarrja e znj. Kabashi në këtë pritje përbën një moment të rëndësishëm për dialogun diplomatik, rrjetëzimin dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe për promovimin e Republikës së Kosovës në një nga qendrat më të rëndësishme diplomatike në botë – Gjenevë, njofton Konsullata e Përgjithshme teRepublikës së Kosovës në Gjenevë. / helveticALforum.ch




