BallinaDiasporaAmbasada amerikane paralajmëron shqiptarët për rregullat e vizave: Mos tejkaloni afatet

Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët për rregullat e vizave: Mos tejkaloni afatet

-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë thirrje për respektimin e kushteve të vizave dhe periudhës së qëndrimit në SHBA. Autoritetet amerikane nënvizojnë se tejkalimi i afateve të lejuara mund të sjellë pasoja serioze, përfshirë heqjen e vizës, deportimin dhe vështirësi për aplikime të ardhshme.

Në njoftim theksohet se qëndrimi përtej “datës së pranimit” në formularin I-94 mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, punuar ose studiuar në SHBA. Ambasada u bën thirrje qytetarëve të planifikojnë me kujdes vizitat dhe të respektojnë rregullat e udhëtimit.

Paralajmërimi vjen në një periudhë kur shumë shqiptarë udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për arsye studimi, pune apo vizite familjare, duke e bërë respektimin e afateve një prioritet për të shmangur probleme të mundshme ligjore.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej datës së caktuar në formularin I-94 mund të sjellë pasoja të rënda, duke përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm dhe pamundësinë për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar në SHBA”, njofton ambasada, transmeton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...