1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

E PLOTËSUAR: Që nga viti 1971, elita globale e biznesit është takuar një herë në vit në Davos për WEF

Duhet ti lexosh

/ Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky ka mbërritur në Davos me helikopter. Është planifikuar të mbajë një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në orën 14:30.

—-

Nga dje ka filluar edicioni i 55-të ku e gjithë bota i ka sytë nga Zvicra. Sipas mediave zvicerane, aeroplani presidencial ukrainas u ul në Cyrih para pak minutash, saktësisht në orën 10:25. Ndryshe nga konferenca e Bürgenstock qershorin e kaluar, këtë herë asnjë avion luftarak nuk u vendos për të siguruar hapësirën ajrore përpara mbërritjes. Airbus, i cili vinte nga Rzeszow, Poloni dhe me sa duket kishte Presidentin Selenski në bord, u ul midis një fluturimi të Aegean Airlines nga Athina dhe një avioni Edelweiss nga Frankfurt, njoftojnë mediat zvicerane. Njëherit, sipas tyre, asnjë fluturim me helikopter nga Cyrihu nuk do të shkoj në Davos.

Limuzinat tashmë janë mënyra e vetme, por edhe super të pasurit që donin të shmangnin bllokimin e trafikut nga ajri duhet të jenë të durueshëm.

Për shkak të mjegullës në Cyrih, vetëm dy helikopterë mundën të ngriheshin nga rajoni. Helikopterët në Cyrih do të qëndrojnë gjithashtu në terren edhe sot nga mëngjesi. Përjashtim bëjnë krerët e shteteve dhe politikanët e ftuar. Ushtria i kryen vetë fluturimet e saj. Të gjithë të tjerët duhet të kalojnë në limuzinë ose në tren, dashur apo s’duhet. Sipas burimeve tona ka mbërritur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa dje e hënë, ka mbërritur edhe kryeministri i Shqipërisë, z.Edi Rama. Sot në orën 14:00, sipas mediave zvicerane do të ketë një paraqitje nga presidenti ukrainas Volodimir Selensky, i cili do të takohet me Karin Keller-Suter më vonë pasdite. Në orën 17:00, presidenti izraelit Isaac Herzog shfaqet para turmës në hotelin e kongresit. Forumi Ekonomik Botëror ka filluar dje më 20 dhe do të vazhdojë deri 24 janar në Davos të Zvicrës.

helveticALforum


Për herë të parë Kosova përfaqësohet me “Shtëpinë e Kosovës” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë edhe në kongresin kryesor në forumin e Davosit, ku pritet të ketë takime bilaterale, derisa në shtëpinë e Kosovës, për dy ditë do të ketë konferenca, tryeza diskutimi, e ngjarje tjera, ku do të ketë të ftuar nga shtete të ndryshme, nga sfera të ndryshme.

Kryeminsitri Kurti do të marrë pjesë edhe në Tryezën e Rrumbullakët Gjeopolitike: Demokracitë Resiliente në një Epokë Ndryshimesh, derisa po të njëjtën ditë, në këtë forum, do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për Tregti të Lirë me vendet e EFTA-s (Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni).

Pjesë e kësaj marrëveshje për Tregti të Lirë është edhe eksporti i shërbimeve. Forumi Ekonomik botëror në Davos mbledh përfaqësues qeveritar nga shtete të ndryshme të botës si dhe investitor e korporata të mëdha botërore. Nëpërmjet “Shtëpisë së Kosovës” në Davos, synohet prezantimi i shtetit para investitorëve strategjik në fusha të ndryshme, si energjia e ripërtëritshme, zhvillimi i qëndrueshëm, sektori i shërbimeve, intelegjenca artificiale, e sektorë të tjerë. Në njërën nga panelet e diskutimeve, do të marrë pjesë edhe inxhineraja e njohur botërore, me prejardhje shqiptare, Mira Murati, njofton Faton Salihu/RTK

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit