POSTIMET E FUNDIT

Peleshi në Paris, pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare

Kryeparlamentari Niko Peleshi është pritur në një takim nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare, Yaël Braun-Pivet.

Në fokus të bisedës mes Peleshit dhe presidentes Pivet ishin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Peleshi deklaron se Franca mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e vendosur e Shqipërisë në sprintin e fundit drejt anëtarësimit në BE.

“Në Paris, me Presidenten e Asamblesë Kombëtare, Yaël Braun-Pivet, një pritje mbresëlënëse që dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Franca mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e vendosur e Shqipërisë në sprintin e fundit drejt Bashkimit Europian. Mbështetje e qartë për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027”, shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB