Për herë të parë, Lugina e Preshevës, kjo trevë mirëpriti pasardhës të drejtpërdrejtë të Ismail Qemali, duke sjellë një emocion të rrallë historik dhe kombëtar. Në qendër të vizitës ishte studiuesi Darling Vlora, i shoqëruar nga nipi i tij Igli Vlora dhe miku i tij, publicisti Arsim Mulliqaj, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Milano.
Vizita u realizua me ftesë dhe përkujdesje të veçantë nga Dr.Dërgut ALIU dhe figura të njohura të diasporës dhe jetës publike shqiptare. Në këtë foto janë edhe Dr.Dërgut ALIU, Dashnim HEBIBI dhe Rafet ADEMI. Gjatë qëndrimit të tyre, ata nderuan jetën dhe veprën e dëshmorëve të UÇPMB-së, duke bërë homazhe pranë lapidarit ku ai dikur qëndronte, në një akt përkujtimor me rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare.
Foto D.HEBIBI




