Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të zhvendosen drejt Parlamentit. Turma e protestuesve pas disa minutash përplasjesh me efektivët e policisë dhe hedhjes së flakadanëve kanë ndjekur të njëjtën skenar si protestën e kaluar duke u zhvendosur tek Parlamenti.
Protestuesit me njëri-tjetrin po komunikojnë zhvendosjen e protestës ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë duke u larguar nga Kryeministria. Një numër i vogël nuk ka lëvizur ende drejt Parlamentit, transmeton euronewsal.
- Reklama -




