POSTIMET E FUNDIT

Pas përfundimit të numërimit, Kurti vjen me mesazh të fuqishëm: Ja çfarë do të ndodhë tani

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 7 qershorit, pasi përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Në reagimin e tij në Facebook, Kurti e cilësoi rezultatin si një “fitore të fuqishme”, duke theksuar se VETËVENDOSJE! është rikonfirmuar si forca e parë politike në vend me 53 deputetë.Ai tha se rezultati dëshmon se nuk kishte nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndërsa paralajmëroi se pas certifikimit të rezultateve do të nisë puna për formimin e institucioneve të reja dhe vazhdimin e projekteve zhvillimore, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Repulikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë.

Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar dhe aq. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore. /BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB