0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Partia Demokratike me emigrantët shqiptarë në Brescia, Noka: Vota e diasporës historike më 11 maj

Duhet ti lexosh

Emigrantët shqiptarë në Brescia i kanë rezervuar një pritje entuziaste përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët morën pjesë në një takim masiv.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi se vota e diasporës ka një rëndësi kyçe për realizimin e rotacionit politik në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se vetëm përmes saj mund të nisë ndryshimi që vendi ka nevojë pas pasojave të qeverisjes së Edi Ramës.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti. Ai e vuri theksin te domosdoshmëria e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë, proces që përfundon më 4 mars.

Ndërkohë, kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen sa më shpejt për të siguruar mundësinë e ndryshimit përmes votës së tyre.

Deputeti demokrat Dashnor Sula theksoi se vota e diasporës është bërë një shqetësim i madh për kryeministrin Edi Rama, pasi shqiptarët jashtë vendit janë të pavarur nga presioni apo manipulimi i qeverisë. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan votën e diasporës si një faktor historik për zgjedhjet e 11 majit, duke e vlerësuar atë si vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit