-1.2 C
Zurich
Sunday, January 11, 2026
spot_img
spot_img

Papunësia në Zvicër arrin nivelin më të lartë që nga kriza e COVID-19

Duhet ti lexosh

Papunësia në Zvicër ka shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur nivelin më të lartë që nga kriza e pandemisë së koronavirusit në vitin 2021. Sipas të dhënave të publikuara nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), në muajin dhjetor shkalla e papunësisë u rrit me 0.2 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e mëparshëm, duke arritur në 3.1 për qind, transmeton 20min.ch. Në fund të vitit, gjithsej 147’275 persona ishin të regjistruar si të papunë pranë Zyrave Rajonale të Punësimit (RAV), rreth 17’000 më shumë sesa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritje e ndjeshme është vërejtur edhe te të rinjtë e moshës 15–24 vjeç, ku numri i të papunëve u rrit me 12.2 për qind, duke arritur në 13’644 persona. Po ashtu, papunësia te grupmosha 50–64 vjeç u rrit me 13.4 për qind.

SECO bën të ditur se shkalla e papunësisë ka qenë në rritje të vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit. Në vitin 2023 ajo ishte rreth 2 për qind, ndërsa në vitin 2025 arriti mesatarisht në 2.8 për qind. Kjo përfaqëson nivelin më të lartë që nga kriza e vitit 2021, siç theksoi Jérôme Cosandey nga SECO gjatë një konference për media, transmeton 20min.ch. Gjatë vitit 2025, mesatarisht 28’000 persona u regjistruan çdo muaj si të papunë, ndërkohë që rreth 26’000 persona u çregjistruan. Në total, pothuajse gjysmë milioni njerëz ishin të regjistruar në RAV, prej të cilëve 308’000 përfitonin pagesa ditore të papunësisë.Sipas SECO, shumica e të papunëve qëndrojnë të regjistruar vetëm për disa muaj, ndërsa një pjesë e vogël mbetet pa punë për më shumë se dy vjet. Kohëzgjatja mesatare e papunësisë është pak më shumë se gjashtë muaj. Edhe për vitin aktual pritet një rritje e lehtë e papunësisë. Megjithatë, SECO shpreh shpresë për përmirësim të tregut të punës falë një marrëveshjeje tregtare me Shtetet e Bashkuara. Sipas parashikimeve, shkalla e papunësisë në vitin 2026 mund të arrijë 3.1 për qind, përpara se të fillojë një rënie e mundshme në vitet pasuese, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme