4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Osmani rikthehet nga Zvicra për të ndërtuar Prishtinën që duam

Duhet ti lexosh

Përgaditi: Dashnim HEBIBI

Së shpejti: Intervistë me Osman Osmanin – Pse vendosi të lë Zvicrën për Prishtinën?

Osman Osmani shpall kandidaturën për Kuvendin Komunal të Prishtinës në listën e PSD-së

Prishtinë, Korrik 2025 – Veprimtari i njohur dhe aktivisti i palodhur në diasporë e konkretisht në Zvicër, Osman Osmani, ka njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij për Kuvendin Komunal të Prishtinës, në listën e Partisë Socialdemokrate (PSD), të kryesuar nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Pas dekadash angazhimi jetësor dhe profesional në Zvicër, ku ka vepruar me përkushtim në fushat e organizimit komunitar, integrimit social dhe politik, migracionit, rinisë dhe sindikalizmit, Osmani rikthehet në qytetin e tij të lindjes me synimin për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e kryeqytetit.

“Kam vendosur që në këtë etapë të jetës të rikthehem më aktivisht në shërbim të qytetit ku u rrita – Prishtinës,” u shpreh Osmani në njoftimin e tij publik.

Me një vizion të qartë për një Prishtinë më të drejtë dhe më të barabartë, Osmani synon të përqendrojë angazhimin e tij në:

  • Aktivizimin qytetar
  • Zhvillimin e shërbimeve komunitare në çdo lagje
  • Përfshirjen dhe mirëqenien e të rinjve
  • Mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve

Ai premton të jetë zëri i atyre që shpesh mbeten të padëgjuar në proceset vendimmarrëse lokale, duke theksuar se drejtësia sociale dhe cilësia e jetës arrihen vetëm përmes përfshirjes aktive të qytetarëve.

Kandidatura e Osman Osmanit pritet të sjellë një frymë të re në skenën politike të Prishtinës, duke reflektuar përvojën dhe vizionin e fituar në diasporë, në shërbim të së ardhmes së përbashkët në vendlindje.

#BashkëMundemi #Prishtina2025 #OsmanOsmani #PSD #ZgjedhjetLokale2025

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit