5.7 C
Zurich
Wednesday, December 17, 2025
spot_img
spot_img

Osmani në Bruksel: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet, s’ka arsye për vonesë në heqjen e plotë të masave të BE-së

Duhet ti lexosh

Në Bruksel, presidentja Vjosa Osmani u mirëprit nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa. Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit po ashtu tha se vendimi i BE-së për heqjen e pjesshme të masave është mirëpritur, “përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi”.

“Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian”.

“Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Osmani, transmeton BS.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme