BallinaAtdheuKryeministri Kurti takoi ish-Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq

Kryeministri Kurti takoi ish-Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq

-

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti të enjten në takim ish-Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Gjukanoviq i uroi Kryeministrit fitoren në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e proceseve demokratike dhe për mbështetjen e qytetarëve ndaj vizionit qeverisës.

Në njoftim thuhet se u diskutua për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me fokus në situatën e sigurisë dhe dinamikat që ndikojnë në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për paqe të qëndrueshme dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të paqes dhe sigurisë dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Tutje u tha se Qeveria e re do të vazhdojë ta ketë synim të palëkundur integrimin euro-atlantik dhe prioritet zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e tyre, pa dallim, transmeton telegrafi.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kusari-Lila: 77 biznese kroate operojnë në Kosovë, eksportet u rritën për...

0
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se aktualisht në Kosovë operojnë 77 biznese kroate, ndërsa eksportet e...