BallinaKulturaOlly rrëmben fitoren në Festivalin 75 të Sanremos

Olly rrëmben fitoren në Festivalin 75 të Sanremos

-

Olly është shpallur fituesi i Festivalit Muzikor të Sanremos 2025. Kantautori 23-vjeçar nga Xhenova fitoi me këngën “Balorda nostalgia” (“Nostalgji e marrë”), që e ka shkruar dhe kompozuar së bashku me Pierfrancesco Pasini dhe JVLI,  të cilët janë kujdesur edhe për produksionin.

“Është një nga ato gjërat që duket joreale kur ndodh, por jam shumë i lumtur për fitoren. Është absurde, por ndodhi,” u shpreh artisti pasi u shpall fitues i Sanremos me 31 për qind të votave të publikut.

Në vend të dytë u rendit Lucio Corsi me këngën “Voglio essere un duro” (“Dua të jem i ashpër”), ndërsa vendin e tretë e zuri Brunori Sas me “L’albero delle noci” (“Pema e arrave”).

Festivali i 75-të i Këngës Italiane u zhvillua për 5 net në teatrin “Ariston”. Fituesi Olly do të përfaqësojë Italinë në Eurovision Song Contest 2025. Sanremoja u ndoq nga publiku shqiptar në transmetimin e saj drejpërsëdrejti në RTSH 1 dhe Radio Tirana 1 nën komentin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...