0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Oda Kërçovare në Zvicër nderon me mirënjohje, Shefin e Misionit Diplomatik të Kosovës në Cyrih

Duhet ti lexosh

/ Cyrih, 16 shkurt

Me rastin e 17 shkurtit, mbrëmë më 16 shkurt në Odën Kërçovare në afërsi të Cyihut, ishte një kremtë e veçantë. Ishin mbledhur bashkatdhetarë të të gjitha trevave shqiptare edhe ate me ftesa, ose të zgjedhur për të festuar 17 shkurtin, jo nga vullneti i organizatorit, sepse zemra e tyre e madhe kanë dashur që të jenë edhe shumë të tjerë, por kësaj here disa mysafirë e në festa të tjera të tjerë veprimtarë, shkaku i hapësirës.

Edhe pse oda e vogël nga sipërfaqja ishte përplot e përplot me simbole kombëtare sa që të gjithë mbetëm të habitur për të mirë. Për përshkrimin e asaj mbrëmjeje, do të mësoni në një reportazh tjetër, por kësaj radhe po pasqyrojmë një mirënjohje që iu nda edhe Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Mirënjohja iu nda për afërsinë e tij dhe kontributin që po e jep dhe e ka dhënë deri më sot. Ja se si shprehet z.Berisha:

„Mbrëmë, me ftesë të Odës Kërçovare në Zvicër, patëm kënaqësinë të merrnim pjesë në kremtimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Faleminderit Odës Kërçovare për mirënjohjen, të cilën e pranuam nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z. Rexhep Demiri, dhe Kryetari i Kërçovës, z. Fatmir Dehari.

Falënderojmë Odën Kërçovare për përkushtimin e saj në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë kombëtar!“

helveticALforum

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit