BallinaFoto LajmOBSH: 1 në 2 persona kanë probleme me shëndetin oral, ja shkaktarët...

OBSH: 1 në 2 persona kanë probleme me shëndetin oral, ja shkaktarët kryesorë

-

Sëmundjet orale prekin gjysmën e popullisë së Evropës. Sipas OBSH,1 në 2 persona kanë problem me dhëmbët që neglizhohen,

Ekspertët kanë nxjerr në pah se përdorimi i duhanit, konsumimi i alkoolit dhe ushqyerja jo e shëndetshme janë faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundjet orale. Ndërkohë të njëjtët faktorë lidhen drejtpërdrejt edhe me shumë sëmundje jo të transmetueshme, përfshirë kancerin, sëmundjet e frymëmarrjes, ato kardiovaskulare dhe diabetin.

Kjo sipas ekspertëve do të thotë se politikat për përmirësimin e shëndetit oral do të ndihmonin njëkohësisht në parandalimin e disa prej sëmundjeve më të rënda kronike.

Nisur nga kjo situatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive të veprojnë, duke përafruar politikat kombëtare me Strategjinë Globale për Shëndetin Oral dhe agjendat për sëmundjet jo të transmetueshme. Rekomandohet gjithashtu financim i dedikuar për shëndetin oral, ulja e konsumit të sheqerit përmes etiketimit dhe taksimit, forcimi i kontrollit të duhanit, integrimi i shërbimeve dentare në kujdesin parësor dhe modernizimi i fuqisë punëtore në shëndetin oral, për të garantuar mbulim shëndetësor universal për të gjithë qytetarët, transmeton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Berisha reagon ndaj Daçiç: Deklaratë luftënxitëse

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili është shprehur se flamuri serb do të...