Ka përfunduar numërimi i rreth 28 mijë votave me postë që ishin tërhequr nga dy kutitë postare të KQZ-së në Berlin dhe Bernë, më 23 dhe 29 dhjetor.
Ndërkohë, janë edhe rreth 20 mijë vota tjera nga diaspora, procesi i tërheqjes së të cilave është përmbyllur sot, të cilat njëherë do të verifikohen e pastaj do të fillojnë të numërohen.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, VV ka marrë 72.20%, LDK 10.15%, PDK 9.56% dhe AAK 3.90%.
Albin Kurti ka marrë mbi 18 mijë vota.
Më poshtë gjeni kandidatët që kanë marrë më së shumti vota nga votimi me postë:
LVV:
1.[1] ALBIN KURTI – 18,403 Vota
2.[2] GLAUK KONJUFCA – 16,566 Vota
3.[5] ALBULENA HAXHIU – 11,474 Vota
4.[6] HEKURAN MURATI – 10,298 Vota
5.[3] DONIKA GËRVALLA- SCHËARZ – 9,343 Vota
LDK:
1.[1] LUMIR ABDIXHIKU – 2,134 Vota
2.[3] HYKMETE BAJRAMI – 1,896 Vota
3.[10] UKË RUGOVA – 1,700 Vota
4.[6] AVDULLAH HOTI – 1,411 Vota
5.[4] DOARSA KICA XHELILI – 1,345 Vota
PDK:
1.[1] BEDRI HAMZA – 2,339 Vota
2.[15] PËRPARIM GRUDA – 1,411 Vota
3.[30] ARIAN TAHIRI – 1,387 Vota
4.[9] SALA JASHARI – 1,032 Vota
5.[3] VLORA ÇITAKU – 811 Vota.
AAK:
1.[1] RAMUSH HARADINAJ – 995 Vota
2.[50] DAUT HARADINAJ – 796 Vota
3.[2] BESNIK TAHIRI – 720 Vota
4.[4] BEKË BERISHA – 568 Vota
5.[10] AGIM ÇEKU – 529 Vota/BS




