POSTIMET E FUNDIT

Njoftim: Promovim libri nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në promovimin e librit “Kundrime Letrare” të autorit Mërgim Bekteshi, të botuar nga Shtëpia botuese “Littera” – një përmbledhje e recensioneve dhe vështrimeve kritike mbi letërsinë bashkëkohore shqiptare.

Promovimi organizohet nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM).

️Data: E shtunë, 17 maj 2025

⏰Ora: 19:30

Adresa: Konsullata e Republikës së Kosovës, Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048

Ky promovim është një ngjarje kulturore që afirmon mendimin kritik dhe mbështet krijimtarinë letrare shqipe.

Prania juaj do të ishte nder dhe mbështetje për autorin dhe letërsinë tonë.

Për shkak të numrit të kufizuar të ulëseve, Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në:

consulate.zurich@rks-gov.net

Ju mirëpresim,

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB