BallinaShpalljeNJOFTIM NGA FONDACIONI CICRA QENDRA SHQIPTARE PËR INTEGRIM, KULTURË DHE RELIGJION –...

NJOFTIM NGA FONDACIONI CICRA QENDRA SHQIPTARE PËR INTEGRIM, KULTURË DHE RELIGJION – LAUSANNE

-

Nga Fehim Abazi, imam dhe njëherit  Nënryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër

Të nderuar motra dhe vëllezër,

Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.
Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë ka ndërmarrë një hap historik për komunitetin tonë: kemi siguruar mundësinë për blerjen e një objekti modern prej 4,000 m², me mbi 100 vende parkimi.
Vlera e përgjithshëm e objektit është 10.2 milion franga zvicrane. Falë përkushtimit dhe kontributit tuaj, deri tani kemi arritur të mbledhim 2.2 milion franga zvicrane.
Megjithatë, për ta përmbyllur këtë projekt madhor kemi ende nevojë për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj financiare.
Ky objekt do të shërbejë si qendër gjithëpërfshirëse për veprimtari fetare, kulturore dhe integruese për komunitetin shqiptar në Lozanë dhe rrethinë.
Prandaj, ju ftojmë me respekt të merrni pjesë dhe të njoftoni edhe familjarët, miqtë dhe shokët tuaj për Mbrëmjen e Solidaritetit për Fondacionin CICRA –
“Së bashku ndërtojmë të ardhmen”, ku do të prezantohet projekti dhe do të japim kontributin tonë gjatë kësaj nate të mbledhjes së fondeve:
Data: E shtunë, 1 Nëntor 2025
Ora: 18:00
Vendi: Palais de Beaulieu – Salle St-Moritz
Avenue de Bergières 10, 1004 Lausanne
Ky është një moment i rrallë dhe historik për komunitetin tonë – një investim i përbashkët që do të mbetet trashëgimi për brezat e ardhshëm. Çdo ndihmë, e vogël apo e madhe, është gur themeli në këtë projekt të përbashkët.
Tel: 076 615 1800
Email: info@cicra.ch
Allahu ju shpërbleftë me të mira për angazhimin dhe përkrahjen tuaj!
Me respekt e mirënjohje,
Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion – Lozanë 
Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...