Të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për votim me postë duhet të dërgojnë fletëvotimet në kutitë postare të KQZ-së në Kosovë ose jashtë saj, duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme:
: ̈ ̈ – e gjeni këtu – https://bit.ly/4h49Trm
- Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
- Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik. Listën me emrat dhe numrat e kandidatëve e gjeni këtu – https://bit.ly/4jbEyEY
- Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
- Pasi të plotësoni fletëvotimin:
- Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
– Mos shkruani asgjë mbi zarf!

: ̈ ̈
- Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.
- Brenda zarfit të dytë, vendosni:
– Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.
– Dëftesën e regjistrimit.
- Mbi zarfin e dytë:
– Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së – adresat e kutive postare të KQZ-së i gjeni ketu – https://bit.ly/4gKZNvX
– Vendosni një pullë postare.
- Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.
! ̈ ̈ ̈ ̈ ̈:
– Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).
– Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.
Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni linjën ndihmëse të KQZ-së në WhatsApp dhe Viber: +383 46 61 00 61.
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih




