BallinaEKSKLUZIVENjoftim i rëndësishëm për diasporën kosovare në Zvicër: Adresa për votim me...

Njoftim i rëndësishëm për diasporën kosovare në Zvicër: Adresa për votim me postë

-

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka bërë të ditur adresën zyrtare për votimin me postë për qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Sipas njoftimit, të gjitha dërgesat që lidhen me votimin me postë duhet të adresohen si më poshtë:

KQZ – Zgjedhjet
Postfach 3024
Bern

Ambasada u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të respektojnë këtë adresë zyrtare, në mënyrë që procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa vonesa.

Ky njoftim vjen në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor dhe synon të lehtësojë pjesëmarrjen e diasporës në ushtrimin e së drejtës demokratike të votës.

Për informacione shtesë, qytetarët mund të ndjekin njoftimet zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Zvicër dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transmeton helveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Berisha pas takimit me eurodeputetin Tarquinio: Kërkon koordinim politik dhe qeveri teknike

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Marco Tarquinio, kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Në fokus të bisedës, sipas Berishës, ishin situata politike dhe ekonomike në...