5.4 C
Zurich
Friday, January 9, 2026
spot_img
spot_img

Një vit helveticALforum.ch – Mirënjohje e veçantë për Fadil Selmanin, mbështetësin e fjalës së lirë

Duhet ti lexosh

Në muajin nëntor 2025 u shënua një vit nga themelimi i portalit mediatik helveticALforum.ch, një platformë e fjalës së lirë që arriti t’i mbijetojë kohës së pakohë dhe sfidave fillestare, duke ruajtur që në start misionin e saj për të qenë zë i pavarur dhe dritare reale e diasporës shqiptare. Me këtë përvjetor, portali ka hyrë në vitin e dytë të veprimtarisë, duke vazhduar rrugëtimin e tij me përkushtim dhe përgjegjësi profesionale.

Stafi i helveticALforum.ch falënderon secilin bashkëpunëtor, autor dhe lexues që me kontributin e tyre bënë të mundur që fjala e lirë të mos heshtë, sidomos në shërbim të mërgatës shqiptare, e cila historikisht ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme e çështjes kombëtare.

Në këtë përvjetor, shprehim mirënjohje të veçantë për z. Fadil Selmani, një personalitet i njohur i diasporës shqiptare, me prejardhje nga Topalla e Medvegjës, bir i veprimtarit të ndjerë Liman Selmani (Kapiti) dhe vëlla i Ismetit dhe Shaban Selmanit.

Kontributi i tij ka qenë i çmuar në fazën fillestare, duke mundësuar që helveticALforum.ch të shohë dritën e botimit. Është e rëndësishme të theksohet se z. Fadil Selmani e mbështeti helveticALforum.ch në momentin themelor, pa asnjë interes apo prapavijë, përveç vullnetit të mirë dhe ndjenjës së përgjegjësisë kombëtare.

Z. Selmani jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës dhe njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm në çështje kombëtare, humanitare dhe shoqërore. Fryma e atdhedashurisë dhe bamirësisë që ai përfaqëson është trashëgimi e drejtpërdrejtë nga babai i tij, z. Liman Selmani, tashmë i ndjerë, një nga themeluesit e Shoqatës Humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës, si dhe njeriu që ngriti flamurin kombëtar kuqezi në Medvegjë para disa vitesh. Së bashku me vëllezërit e tij, Ismet dhe Shaban Selmani, ai përfaqëson një familje që nuk është ndalur asnjëherë në shërbim të kombit, unitetit dhe humanizmit.

Redaksia e helveticALforum.ch, edhe pse modeste në përbërje, por me përvojë mbi tre dekada në fushën e mediave, mbetet e përkushtuar që ky portal të vazhdojë rrugëtimin e tij me profesionalizëm, transparencë dhe etikë të pastër mediatike, pa u rreshtuar kurrë pas asnjë subjekti partiak apo interesi të ngushtë.

Në këtë frymë, dëshirojmë të theksojmë qartë se çdo ndihmë, sado modeste që të jetë, do të përmendet publikisht me respekt dhe korrektësi, duke falënderuar secilin kontribuues pa dallim. Kjo qasje buron nga parimi ynë i objektivitetit dhe transparencës, sepse qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet ruajtja e etikës profesionale, e jo shpërndarja e përmbajtjeve për klikime apo sensacionalizëm të përkohshëm. Ne besojmë se fjala e lirë ndërtohet mbi vlera dhe besim, jo mbi shifra artificiale.

helveticALforum.ch – Fuqia e Fjalës së Lirë

Kjo dritare e fjalës së lirë do të vazhdojë të jetë në shërbim të diasporës shqiptare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke hyrë me vizion dhe përgjegjësi në vitin e dytë të veprimtarisë së tij.

Redaksia

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme