3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Një uratë që u bë realitet– Ambasadori Rexhep Demiri uroi Ligën e Parë një vit më parë, sot KF Arsimi e bëri ëndrrën realitet!

Duhet ti lexosh

/ Nga: Dashnim HEBIBI /  

Urime KF Arsimi – Inkuadrimi në Ligën e Parë është një ëndërr e bërë realitet! Festë e madhe në Çegran-suksesi i shumëpritur erdhi në mënyrën më të bukur!

Me rastin e 30-vjetorit të klubit, pata nderin të marr pjesë në turneun e organizuar nga KF Arsimi në Zvicër, në cilësinë e Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë fjalimit tim përshëndetës në atë ngjarje të veçantë, ua urova nga zemra ngjitjen në Ligën e Parë – dhe sot, pas një viti, ajo dëshirë u bë realitet!

Urime të përzemërta për këtë arritje të madhe!

Ju uroj shumë suksese në Ligën e Parë – tani, me gjithë zemër, shpresojmë të bëheni edhe kampionë!

Sot, në këtë moment gëzimi dhe krenarie, shumëkush kujtoi fjalët e mia të thëna para një viti dhe e shprehën mirënjohjen për atë uratë, dashamirësi dhe frymëzim. Shoqata dhe mërgata jonë i dhanë një tjetër dimension këtij suksesi – përmes përkrahjes së vazhdueshme dhe besimit në klubin e zemrës.

Nga ana ime, si Ambasador, falënderoj sinqerisht mërgatën e Maqedonisë së Veriut në Zvicër dhe veçanërisht kryesinë e KF Arsimi, të cilët nuk e harruan fjalën e dhënë dhe e vlerësuan atë me mirënjohje. Ky është një shembull i fortë i bashkëpunimit që sjell suksese të përbashkëta.

Bashkë do të arrijmë edhe më shumë!

Mërgata e Maqedonisë së Veriut ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë e lidhur me të mirën e atdheut.

Urime nga zemra, KF Arsimi! Na tha ndër tė tjera. Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër për SAM24.info. Ndërsa në emër të kryesisë edhe z.Toni Seferi e falënderoi Ambasadorin Demiri për përkrahjen me këto fjalë zemre: “Përshëndetje Ambasador, ky urim u bo Realitet. Faleminderit shumë në emër të Kryesisë së KF Arsimi”. Urime.

Më poshtë e keni linkun e para një viti, kur Shkëlqesia e Tij, Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut kishte uruar klubin e futbollit “Arsimi”. Shihet dashamirësia e bardhësia shpirtërore e Shkëlqesisë së Tij, z.Rexhep Demiri.

Ja linku:

7d326be5-dbb5-4bec-8dbf-a5627950ce52 (1)
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit