1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Një Udhë e Re Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës

Duhet ti lexosh

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri, ndau një njoftim për bashkatdhetarët, ku ndër të tjera theksoi:

“Dje inauguruam Konsullatën e Nderit të Maqedonisë së Veriut në Gjenevë – një hap i rëndësishëm për forcimin e pranisë sonë diplomatike dhe ekonomike në Zvicër.

Së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Timço Mucunski, patëm kënaqësinë të emërojmë z. Zaim Jashari si Konsull Nderi – një personalitet i njohur për angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar në mbështetje të komunitetit dhe marrëdhënieve dypalëshe.

Kjo konsullatë do të shërbejë si një urë e re miqësie dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.

Falënderoj të gjitha personalitetet politike, diplomatike dhe përfaqësuesit e diasporës që na nderuan me praninë e tyre në këtë ditë të veçantë.” / D.H

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit