BallinaFoto LajmNjë tokë, një gjuhë, shumë besime – një zemër shqiptare

Një tokë, një gjuhë, shumë besime – një zemër shqiptare

-

Nga: Dashnim HEBIBI

( Nga Kalaja e Kujtimeve – Tiranë, Mars 2013 )

 “Kjo është një pasuri e jashtëzakonshme.”

– Dr. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë

Në mars të vitit 2013, gjatë një fjalimi historik, ish-Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, theksoi një nga vlerat më të rralla dhe më të çmuara që mbart kombi shqiptar: tolerancën fetare.

“Elita fetare e vendit ka meritat më të para nga të gjitha elitat e tjera. Nëse vështrojmë historitë e kombeve të tjerë, do të gjejmë popuj me tradita mijëra vjeçare shkrimi, alfabetesh, bibliotekash dhe qytetërimi. Por kombi ynë ka një specifikë që nuk e ka asnjë komb tjetër – dhe kjo është një diamant i qytetërimit të kombeve: toleranca fetare. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tregues më të lartë të qytetarisë së një kombi sesa kjo vlerë.”

Ky është një nga ato momente që qëndrojnë në kujtesë, një thesar nga kalaja e kujtimeve, që na rikujton se në thelbin tonë shqiptar kemi një pasuri të rrallë: harmoninë ndërfetare, si shenjë e pjekurisë sonë shoqërore dhe qytetare.

12 vite më pas, kjo thënie mbetet jo vetëm aktuale, por edhe më e nevojshme se kurrë, në një botë ku toleranca shpesh vihet në provë. Le të jetë kjo trashëgimi frymëzim për brezat që vijnë.

“Këtë foto do ta ruaj në zemër, si një kujtim të shenjtë – mes prijësve tanë fetarë, themeli i harmonisë dhe pasuria më e madhe e kombit tonë. Askush s’ka mundur të na përçajë, as dje, as sot – dhe as nesër nuk do të mundet. Sepse zemra e këtij kombi rreh me dashuri, me respekt dhe me besim. Zot, bekoje Shqipërinë dhe gjithë bijtë e saj!” / SAM24.info

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...