3.9 C
Zurich
Sunday, December 14, 2025
spot_img
spot_img

Një shqiptare kandidate për deputete në Parlamentin e Suedisë

Duhet ti lexosh

Shkup, 8 dhjetor – Një emër me rrënjë nga Struga po shënon sukses të madh në skenën politike suedeze shkruan strugalajm. Arbëresha Shabani, e lindur në Strugë dhe me prejardhje shqiptare, eshtë zgjedhur të kryesojë listën e Partisë së Gjelbërt për zgjedhjet parlamentare në rajonin verior dhe lindor të krahinës Skäne. Vendimi eshtë marrë në konferencën zgjedhore të partisë, te mbajtur ne Hässleholm, ku Shabani mori mbështetjen e plotë për të udhëhequr listën në një nga zonat më të rëndësishme zgjedhore.

Arbëresha Shabani jeton në Sösdala, pranë Hässleholmit, dhe punon si mësuese e licencuar dhe mësuese kryesore në Höör. Perveç profesionit të saj në arsim, ajo eshtë aktive në politikën lokale si anëtare e këshillit komunal dhe kryetare e degës së Partisë së Gjelbërt në Hässleholm, duke qenë e angazhuar prej vitesh në jetën shoqerore dhe politike të komunitetit.

Në deklaratn e saj, Shabani shprehet e nderuar për besimin: “Jam jashtëzakonisht e nderuar për besimin që më është dhënë per të kryesuar listën. Kandidoj për Parlamentin e Suedisë për të qenë një zë i fortë dhe i besueshem per njerëzit, drejtësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.”


Programi i saj politik fokusohet në arsim të barabartë, forcimin e shtetit të së drejtës, politike humane të migracionit dhe integrimit, barazi gjinore reale, ekonomi të drejtë dhe tranzicion te gjelbër për Suedinë. Rruga e saj, nga Struga drejt Suedisë, sot shihet si një shembull frymëzues për shumë të rinj në diasporë. Kandidimi i saj po shihet si një moment i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Suedi, por edhe si krenari për qytetin e Strugës. Ky zhvillim pritet të sjellë jehonë të madhe në opinionin publik dhe te përforcojë zërin e diasporës shgiptare në politikën evropiane, transmeton opentv.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme