POSTIMET E FUNDIT

Një mbrëmje që preku zemrat

/ Nga Fadil Asani/
Sonte më 05 prill 2025, në Walenstadt/SG, patëm privilegjin të përjetojmë një koncert të jashtëzakonshëm me ilahi nga ilahisti e zë ëmbli Mevlan Kurtishi dhe grupi i tij i mrekullueshëm.
Një atmosferë e mbushur me paqe, emocione të thella dhe ndjenjë shpirtërore – ku çdo fjalë e kënduar ishte si një lutje, dhe çdo tingull na afroi më shumë me njëri-tjetrin dhe me Zotin.
Mevlan, faleminderit që na dhurove një natë të tillë – kaq të ndjerë, të pastër dhe të vërtetë. Ti nuk je thjesht një artist, por një zë që flet drejt në shpirt.
Uroj që ky rrugëtim i bekuar të të shoqërojë gjithmonë me dritë, dashuri dhe bekime.
Zëri yt do të mbetet gjatë në zemrat tona.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB