BallinaAtdheu"Një kalim i ngjashëm si me Shqipërinë", Gashi: Nga 1 prilli kalimi...

“Një kalim i ngjashëm si me Shqipërinë”, Gashi: Nga 1 prilli kalimi Kosovë-Maqedoni e Veriut do të bëhet pa ndalesë të dyfishtë

-

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, tha se nga 1 prilli pritet të hyjë në fuqi sistemi i kalimit të kufirit me një ndalesë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, njësoj si mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Gashit, përgatitjet teknike janë në fazën finale, ndërsa aspektet politike dhe administrative tashmë janë të rregulluara.

“Në bazë të informacioneve që i kam, mendoj se janë përgatitjet finale. Po testohen pajisjet, softuerët, po flasim për finalizim në aspektin teknik. Në aspektin politik, administrativ, protokollar, gjithçka është në rregull”, tha Gashi.

Ai shtoi se kjo marrëveshje do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, duke shmangur ndalesat e dyfishta në kufi. Gashi shpjegoi nëse niseni nga Shkupit, ndalesa do të bëhet vetëm në Han të Elezit, pa u ndalur në Bllacë.

“Për ta pasur më të qartë shikuesit tuaj, por edhe shqiptarët këtu te ne, bëhet fjalë për një kalim të ngjashëm sikur që e ka Kosova me Shqipërinë. Nëse niseni prej Shkupit, ndalesa do të bëhet vetëm në Han të Elezit, pa u ndalur në Bllacë. Ndërsa kur vini nga Prishtina në Shkup, ndalesa do të bëhet vetëm në hyrje të Maqedonisë së Veriut. Të dhënat do të ndahen mes dy policive dhe kjo do të përshpejtojë shumë qarkullimin”, u shpreh Gashi në emisionin CONTEXT në ATV.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...