4.9 C
Zurich
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Nisin deklaratat përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Duhet ti lexosh

Të hënën nis etapa përmbyllëse e njërit prej proceseve më të rëndësishme dhe më të ndjekura gjyqësore që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Në këtë fazë finale, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ekipet mbrojtëse dhe vetë të akuzuarit do t’i paraqesin trupit gjykues deklaratat dhe argumentet e tyre përfundimtare.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Prokuroria e Specializuar, të cilat ata i kanë mohuar vazhdimisht, duke i cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja ka kundërshtuar aktakuzën, duke theksuar se UÇK-ja nuk ka pasur një strukturë të organizuar komanduese dhe se krimet që u atribuohen të akuzuarve nuk janë provuar përtej çdo dyshimi.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se konfirmimet për pjesëmarrje në seancat përmbyllëse u janë dërguar të gjithë personave të akredituar që do ta ndjekin procesin nga afër. Seancat e deklaratave përfundimtare do të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt në objektin e DHSK-së në Hagë.

- Reklama -

Për shkak të interesimit të madh të publikut, vendet në galerinë e sallës së gjyqit kanë qenë të kufizuara dhe jo të gjithë aplikuesit kanë mundur të sigurojnë pjesëmarrje fizike. Megjithatë, qytetarët do të kenë mundësinë t’i ndjekin seancat online, përmes transmetimit në faqen zyrtare të DHSK-së, në gjuhët shqipe, angleze dhe serbe, me një vonesë prej 45 minutash.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023, pothuajse tre vjet pas konfirmimit të aktakuzës, dhe ka ngjallur interesim të madh publik në Kosovë dhe më gjerë.

Gjatë vitit të kaluar janë organizuar pesë protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg dhe Shkup. Në këto tubime, mijëra qytetarë kanë kërkuar “Drejtësi për Çlirimtarët”. Një protestë e ngjashme pritet të mbahet edhe në Prishtinë, në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, transmeton rtk.

- Advertisement -

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme