-0.5 C
Zurich
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Nis votimi në Ambasadën e Kosovës në Kroaci, procesi zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00

Duhet ti lexosh

Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë ka njoftuar se që nga ora 07:00 ka nisur procesi i votimit për qytetarët e Republikës së Kosovës të regjistruar për votim pranë kësaj Ambasade.

Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Ftohen të gjithë votuesit e regjistruar që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim. Për ushtrimin e së drejtës së votës, votuesit duhet të jenë të regjistruar për votim në Ambasadë dhe të posedojnë një nga dokumentet zyrtare të identifikimit të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi, edhe në rast se dokumenti ka afat të skaduar, njofton Ambasada e Kosovës në Zagreb, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme