0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Nga Zvicra në Prishtinë – me pasion për farmacinë dhe përkushtim ndaj zhvillimit profesional

Duhet ti lexosh

Përgaditi: Dashnim HEBIBI

Shkencëtari dhe eksperti farmaceutik PhD. Ylber Qusaj, i cili jeton dhe vepron në Stein të Zvicrës, ishte së fundmi në Kosovë, konkretisht më 25 maj ku mori pjesë si folës në Konferencën “Përdorimi Racional i Barnave”, e mbajtur në Prishtinë. Me një karrierë të ndërtuar në industrinë farmaceutike ndërkombëtare, ai solli përvoja dhe njohuri të çmuara, duke kontribuar në një diskutim të rëndësishëm për përmirësimin e praktikave në fushën e shëndetësisë.

“Ishte nder dhe kënaqësi të prezantoja në këtë konferencë, ku ndava përvojat e mia dhe mësimet e nxjerra nga puna në Zvicër. Një falënderim i veçantë për organizatorët dhe kolegët e mrekullueshëm që e bënë këtë ngjarje kaq kuptimplotë,” theksoi Qusaj.

Në një deklaratë për sam24.info, Qusaj u shpreh: “Jam i gatshëm siç kam qenë edhe më herët që të kontribuoj edhe herave të tjera në vendlindje, edhe pse jam shumë i zënë me punë në Zvicër. Kosova ka nevojë, dhe ne do t’i përgjigjemi sa herë që do të na duhet.”

Përveç angazhimit profesional, ai viziton rregullisht Kosovën për të takuar familjen, miqtë dhe kolegët, duke e shfrytëzuar çdo mundësi për të kontribuar në zhvillimin e sektorit farmaceutik në vend. Qusaj mbetet i përkushtuar ndaj krijimit të urave të bashkëpunimit mes profesionistëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë, me synim për të ndërtuar një sistem shëndetësor më efikas dhe më të sigurt për të gjithë. /SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit