BallinaGruajaNga Kosova në Gardën Kombëtare të Luizianës: Rona Mala, krenaria e diasporës...

Nga Kosova në Gardën Kombëtare të Luizianës: Rona Mala, krenaria e diasporës shqiptare

-

Rona Mala, një vajzë e re me prejardhje nga Drenasi i Kosovës, po shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës.

Pas 12 javësh përgatitjeje intensive, Mala ka përfunduar me sukses Basic Combat Training në bazën ushtarake Fort Sill, në Oklahoma. Aktualisht, ajo po vazhdon Advanced Individual Training në Fort Leonard Wood, Missouri, ndërsa pas përfundimit të trajnimit pritet t’u rikthehet studimeve universitare.

Rona Mala ishte ftuar të merrte pjesë në ceremoninë e diplomimit edhe në cilësinë e një prej figurave nderuese të ceremonisë. Për shkak të angazhimeve zyrtare në Kosovë, pjesëmarrja nuk ishte e mundur, por kjo nuk e zbeh aspak vlerësimin dhe krenarinë për arritjen e saj.

Përveç suksesit në fushën ushtarake, Rona është dalluar edhe gjatë viteve të shkollimit. Ajo ka qenë pjesë e “Honor Roll”, ndërsa ka arritur deri në finalet e garave kombëtare të vallëzimit në Shtetet e Bashkuara.

Zgjedhja e saj për t’iu bashkuar Ushtrisë Amerikane në një moshë të re përbën një kapitull të veçantë në rrugëtimin e saj personal dhe profesional. Arritja e Ronës përbën një burim krenarie për familjen e saj, për Drenasin, për komunitetin shqiptar në diasporë dhe për Kosovën. Historia e saj është një shembull se të rinjtë me origjinë nga Kosova, kudo që jetojnë, mund të arrijnë suksese përmes punës, disiplinës dhe përkushtimit. Rona Mala tashmë po vazhdon rrugëtimin e saj në Gardën Kombëtare të Luizianës, duke mbajtur me vete edhe prejardhjen nga Kosova, transmeton Albanian News.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti kujton 36-vjetorin e Republikës

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 36-vjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik. Kurti ka...