Me mbështetjen e prindërve dhe besimin e palëkundur në vlerat e punës së ndershme, më 21 gusht 2021 u themelua zyrtarisht Spitex WintiCare në Zvicër. Fillimi ishte i thjeshtë dhe modest: dy punëtorë, pak pacientë dhe shumë punë. Por ajo që nuk mungoi kurrë ishte përkushtimi maksimal dhe vëmendja ndaj çdo detaji.
Një nga momentet më domethënëse të fillimeve ishin fotografitë e para promovuese të kompanisë, të realizuara në vendlindje me dy gjyshet e Blertës. Ky gjest i thjeshtë, por thellësisht simbolik, u shndërrua në identitetin e kompanisë.
Sot, duart e gjysheve janë simbol i Spitex WintiCare. Ato përfaqësojnë respektin për moshën e tretë, mirënjohjen për brezat që na kanë paraprirë dhe filozofinë e një kujdesi që nuk është thjesht shërbim profesional, por një mision që nis nga zemra.
SHKRIM I PLOTË




