3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Nesër zhvillohet votimi në përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë

Duhet ti lexosh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër, më 8 shkurt, në disa shtete të ndryshme të botës ambasadat do të shndërrohen në qendra të votimit, për 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës të cilët gjatë regjistrimit kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së deklaroi se ata do të mund të votojnë nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas kohës lokale të shtetit përkatës.

“Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat janë të vendosura në shtete të ndryshme të botës. Pra, procesi i votimit do të zhvillohet në 16 Ambasada dhe 14 Konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 20,324 votues”, tha Elezi.

Ai ka sqaruar se, vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 8 shkurt 2025, pasi në Listën Votuese e cila është dërguar në përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit.

“Sipas Rregullores së KQZ për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, me rastin e votimit në vendvotimin në përfaqësi diplomatike, votuesi identifikohet përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi”, ka treguar ai, njofton rtk.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit