1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Nëse jetoni jashtë Shqipërisë, për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit duhet të aplikoni në këtë LINK

Duhet ti lexosh

Regjistrimi i diasporës për “11 majin”, KQZ: 11.973 aplikime në 3 ditë, më të interesuarit janë meshkujt

Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga nisja e procesit të regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet e 11 majit, interesi mbetet i lartë.

Në të dhënat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë regjistruar 11973 aplikime, ndërsa janë miratuar vetëm 1717 prej tyre, pjesa tjetër janë ende në proces shqyrtimi.

Në aplikime dominonin me meshkujt, me 8388, ndërsa nga femrat janë regjistruar 3585 aplikime.

Kryesisht aplikimet në PER janë nga moshat e reja, 25-35 vjeç. Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar shqiptarët për kalimin me sukses, apo refuzimin e aplikimit të tyre. Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit