0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Nënshkruhet memorandum trilateral Shqipëri, Kosovë dhe Kroacia

Duhet ti lexosh

Me nderime të larta ushtarake ministri Mbrojtës së Shqipërisë, Pirro Vengu ka pritur homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedonici. Qëllimi i kësaj pritjeje ishte e një rëndësie të veçantë.

Në kryeqyteti shqiptarë është nënshkruar një memorandum trilateral në fushë e mbrojtjes. Ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Kroacisë kanë vendosur firmat e tyre te bashkëpunimit në Tiranën zyrtare.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ai i Kroacisë Ivan Anushi dhe homologu i Kosovës Ejup Maqedonci kanë nënshkruar memorandumin tripalësh ushtarake që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tre vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Maqedonci ka theksuar se kjo marrëveshje është finalizim i përpjekjes një vjeçare që çoi në prodhimin e një deklarate tripalëshe që i hap rrugë bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

“Synimi i këtij bashkëpunimi nuk është një kërcënim ndaj askujt, por është një mesazh për të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, mes vendeve tona që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta. Ne jemi bashkuar për t’u përballur me çdo kërcënim dhe rrezik që synon destabilizimin e rajonit”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, rëndësia e këtij bashkëpunimi shtrihet edhe në rrafshe të tjera, veçanërisht në aspektin e industrisë së mbrojtjes, trajnimit, edukimit të personelit ushtarak, ndërsa adreson edhe çështjen e mbështetjes së dy vendeve për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, ka theksuar se “ky dokument hap rrugë edhe për bashkëpunime të ndryshme, në fusha të ndryshme, për t’u përballur me kërcënimet moderne siç janë ato hibride”.

“E vlerësoj këtë marrëveshje si një angazhim të përbashkët, që ndodh jo shpesh në rajon. Kemi një deklaratë ndër të parat që është bërë në fushën trilaterale dhe që hap rrugë për vende të tjera që t’i bashkëngjiten kësaj nisme për paqe, stabilitet dhe më shumë siguri”, ka thënë ai.

Ky memorandum i nënshkruar ka për qëllim, promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike, ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale, njofton rtk.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit