2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Në Spreitenbach të Zvicrës u dha Premiera e Filmit “Trouble Shooters”

Duhet ti lexosh

Edhe artistët që jetojnë e veprojnë në diasporë po  bashkëpunojnë me artistë nga atdheu dhe sukseset po shihen dita ditës. Kështu edhe mbrëmë, këtij suksesi iu shtua edhe një film që është punuar. Për më shumë na informon, z.Florim Useini, atdhetar e bëmirësi njohur i cili ndër të tjera shkruan:

„Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në premierën e filmit “Trouble Shooters”, me protagonistët kryesorë Blerim Destani – djali i mikut tim filantropit Lazim Destani dhe Noizy – Rigels Rajku e cila u organizua në Spreitenbach. Ky event ishte një moment i veçantë, duke pasur mundësinë të shijoja një film në gjuhën shqipe në një nga kinematë prestigjioze të Zvicrës.

Përgëzoj gjithë ekipin e filmit për këtë arritje dhe për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Një përvojë vërtet frymëzuese, e në veçanti kur pashë që pjesë e filmit ishte edhe aktori më i dashur dhe miku im Fatmir Spahiu Bufi“. Dëshmi e qartë, se duhet të bashkëpunojmë për të pasur suksese!

helveticALforum.ch

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit