4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Në Kroaci, Dr.sci. Shoip Shoipi, Është Zgjedhur Mjeku më i Mirë për Vitin 2024

Duhet ti lexosh

Na gëzoi një lajm nga diaspora e kësaj here nga Kroacia. Atdhetari e veprimtari i njohur nga Maqedonia e Veriut që jeton dhe vepron në Zagreb, z.Shuip Ziberi na shkruan ndër të tjera në lidhje me një bashkëkombas tonin, që është zgjedhur mjeku më i mirë:

„Një lajm njerëzor, plot dashuri njerëzore për Dr.sci. Shoip Shoipi, kirurg specialist urologjie – specialist në urolitiazë, onkologji urologjike!

Urime doktor i Jonë, Krenria dhe bujarija Jonë në Zagreb, Kroaci! Doktor Shoipi është një gjenerat me doktorin e mirënjohur Prof.dr. Omer Xhemailin, kardiologun që jeton e vepron në Zvicër“. Doktori i shkencave biomedicinale dhe subspecialisti në onkologjinë urologjike në Klinikën Universitare Urologjike në Zagreb, dr.Shoip Shoipi. Doktori i mirënjohur me origjinë nga Gostivari.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe të mesmën në Tetovë, studimet i kreu në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti i Mjeksisë, është specialist-urolog, subspecialist në onkologji urologjike, ku dhe ka doktoruar në shkencat biomedicinale.

Ai me vite të tëra është një nga specialistët e dalluar në Klinikën Universitare Urologjike në Zagreb, ku me shumë dashamirësi dhe fisnikëri kryen misionin e tij të doktorit. Për çdo ditë në diasporë kemi lajme të mira, që mërgata shqiptare po korrë suksese.

Së shpejti do ta kemi edhe një intervistë. 

Më poshtë e keni linkun:

https://najdoktor.com/najdoktori-2024/a1132

helveticALforum.ch

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit