4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Në Janinë, u zhvillua një takim për promovimin dhe zhvillimin e turizmit në Qarkun e Gjirokastrës dhe Prefekturën e Janinës

Duhet ti lexosh

Aktiviteti u ndërmjetësua nga Konsullata e RSh-së në Janinë, pas disa takimesh si me përfaqësuesit e Shoqatës së Hotelierëve të Janinës ashtu dhe me drejtures të Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër. Nga këto takime rezultonte se për palën greke, tregu shqiptar ka qenë dhe mbetet prej shumë vitesh një burim i rëndësishëm të ardhurash përmes turizmit në rajonin e Epirit, ku aktualisht shqiptarët zenë vendin e dytë për turizëm pas vizitorëve vendas.

Në statistika raportohen 219 mijë vizitorë për vitin 2023, ndërsa arkëtimet arritën në 42 milionë euro. Gjithsesi, turistët shqiptarë janë shumë të përqëndruar kryesisht në një turizëm mjekësor, për blerje, apo për të takuar të afërmit. Ndërkohë ka shumë më tepër potenciale për diversifikimin e këtij turizmi.

Nga ana tjetër, nga pala greke edhe pse vihet re një numër më i lartë turistësh drejt Shqipërisë (sidomos zona e jugut), përsëri ka një disproporcion më të madh, krahasuar me numrin e shqiptarëve drejt vendit fqinj, prandaj synimi i takimit ishte prezantimi i palës greke me atraksionet që ofron gjithë Qarku i Gjirokastrës.

Aktiviteti vijoi me takime B2B mes përfaqësuesve të Hotelerive dhe operatorëve turistike nga të dy rajonet me synim hartimin e paketave të përbashkëta turistike dhe në fund u përmbyll me nënshkrimin e një MoU mes Dhomës së Tregëtisë së Qarkut Gjirokastër dhe Shoqatës Hotelierëve të Janinës, shkruan Konsullata e Përgjithshme e RSh-së në Janinë

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit