3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Në 20 komuna do të ketë vetëm dy kandidatë, prijnë Struga dhe Prilepi me nga 9 kandidatë për kryetar komune

Duhet ti lexosh

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se deri më tani janë refuzuar pesë kandidatura për kryetar komune në Maqedoninë e Veriut.

“Pas përfundimit të procesit të konfirmimit të listave të kandidatëve, hapi i ardhshëm është shorti për përcaktimin e renditjes së listës unike të kandidatëve, i cili do të mbahet më 25 shtator 2025”, raportoi KSHZ-ja.  Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë pranuar 303 kandidatë dhe 558 lista për këshilltare, ndërsa në Kumanovë, Aerodrom, Karposht dhe Shkup janë gjithsej 8 kandidatë dhe 20 lista kandidatësh që po kontrollohen.  Më së shumti kandidatë ka në Strugë (9), Prilep (9), Manastir (8), Shuto Orizare (8) dhe Shkupi (8).

Në 20 komuna do të ketë vetëm dy kandidatë për kryetar: Vrapçishti, Zhelina, Likova, Kriva Pallanka, Tearca, Mavrova dhe Rostusha, Kratova, Bogovina, Gradsko, Zrnovci, Karbinci, Dellçeva, Vasilea, Novo Sella, Vallandova, Bosillova, Bogdanci, Krivogashtani, Pllasnica dhe Petroveci.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor, rrethi i parë dhe 2 nëntor, rrethi i dytë./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit