POSTIMET E FUNDIT

Ndryshojnë rregullat e udhëtimit në Schengen, ministrja Koçiu takim me zyrtarët e BE

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka marrë pjesë në një takim koordinues me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe homologë nga Ballkani Perëndimor. Në qendër të diskutimeve ishte zbatimi i sistemit të ri të Hyrje-Daljeve (EES) në hapësirën Schengen, një ndryshim teknologjik që pritet të transformojë mënyrën se si qytetarët kalojnë kufirin drejt BE-së.

Sistemi EES synon të zëvendësojë vulosjen fizike të pasaportave me një proces plotësisht të digjitalizuar, duke regjistruar të dhënat biometrike të udhëtarëve.

Në reagimin e saj pas takimit, ministrja Koçiu theksoi se ky sistem ka si qëllim kryesor lehtësimin e lëvizjes për qytetarët.

“Sistemi synon të përshpejtojë lëvizjen në kufi, të reduktojë radhët dhe të rrisë sigurinë përmes digjitalizimit të të dhënave,” u shpreh ajo.

Ministrja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me partnerët evropianë për të siguruar që standardet e reja t’i shërbejnë qytetarëve shqiptarë për një lëvizje sa më të sigurt dhe pa pengesa drejt Evropës, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB