3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ndërkombëtarizimi i studentëve, “Eqrem Çabej” bashkëpunon me rajonin e Piemontes në Itali

Duhet ti lexosh

Universiteti “Eqrem Cabej” në Gjirokastër ka prioritet ndërkombëtarizimin e studentëve.

Çdo vit, gjithnjë e më shumë studentë po bëhen pjesë e mobiliteteve që u japin mundësi të zhvillojnë një pjesë të procesit mësimor në universitete të huaja, por edhe zhvillimin e praktikave në kompani apo institucione të Evropës Perëndimore.

Në këtë kuadër, drejtues të Universitetit të Gjirokastrës janë në kontakte bashkëpunimi me rajonin e Piemontes në Itali.

“Kanë një potencial shumë të madh ekonomik. Ka katër spitale elitare të këtij rajoni. Në një bashkëpunim që kam pasur me Ministren e Shëndetësisë të këtij rajoni vendosëm pikat e para të kontaktit për t‘i ofruar studentëve këto aksese për zhvillimin e praktikës, por dhe për punësimin e tyre pas diplomimit“, tha rektori Jaho Cana.

Në 6 vite, që prej 2018 deri në vitin 2024, e kanë përjetuar eksperiencën Erasmus më shumë se 69 studentë.

Aktualisht janë duke zhvilluar praktikën profesionale në Kretë dy studentë të infermierisë, ndërsa një studente e gjuhës angleze gjendet në Itali.

Së shpejti pritet t’i drejtohen Spanjës për zhvillimin e praktikës katër studentë që ndjekin degë të ekonomikut në Universitetin e Gjirokastrës./ Y.Ponde/rtsh

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit