BallinaAtdheu`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipëri – Mal i...

`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipëri – Mal i Zi

-

Në Shqipëri, trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut vijojnë stërvitjen e përbashkët me Forcat e Armatosura të Malit të Zi, në kuadër të misionit NATO Forward Land Forces 1 (FLF-1) në Bullgari.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se kjo stërvitje paradislokuese, dëshmon frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve aleate në NATO.

Gjatë aktiviteteve stërvitore, efektivët e dy vendeve po angazhohen në procedura të përbashkëta taktike dhe operacionale, duke shkëmbyer përvoja dhe duke konsoliduar aftësitë për përmbushjen e misioneve në kuadër të Aleancës. “Profesionalizmi, gatishmëria dhe niveli i lartë i përgatitjes së trupave tona, mbeten garanci për përmbushjen me sukses të çdo misioni të Forcës Tokësore. Së bashku jemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurt në shërbim të paqes dhe sigurisë kolektive”, thekson  Ministria e Mbrojtjes. Pjesëmarrja e Forcave të Armatosura shqiptare në këtë mision dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në NATO, transmeton atsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“KUQ E ZI”, NJË KRYEVEPËR QË DUHET TË MBËRRINË NË DUART...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI, Zürich ( Autori është president i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Zürich të Zvicrës, ish mësues i Shkollës...