1.6 C
Zurich
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Mustafës nuk i lejohet të vizitojë babain e sëmurë

Duhet ti lexosh

Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së ka shprehur shqetësimin e thellë për refuzimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, që t’i mundësojnë Salih Mustafës një vizitë humanitare pranë babait të tij.

Sipas OVL-UÇK-së, babai i Salih Mustafës ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.

“Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë. Nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në proces gjyqësor. Refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut. Ju njoftojmë se OVL UÇK këtë shqetësim do ta ngrejë tek të gjitha institucionet më të larta ndërkombëtare, përfshirë organizatat për të drejtat e njeriut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi për këto shkelje të rënda” thuhet në reagim. Nga kjo organizatë thonë se drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi, transmeton telegrafi.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme