4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Murati: Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së, kemi thënë që është gjykatë e padrejtë

Duhet ti lexosh

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Ai para gazetarëve tha se sa i përket procesit në Hagë, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë konsistente gjatë gjithë kohës. “Sa i përket çështja e procesit në Hagë, po besoj që Lëvizja Vetëvendosje ka qenë konsistente gjatë gjithë kohës, sa i përket Gjykatës Speciale. Ne e kemi kundërshtuar që në fillim një gjykatë që gjykon mono etnikisht, pra vetëm një etni. Ne kemi qenë kundër që të bëhet në proces i tillë, kjo është dëshmuar edhe gjatë procesit të votimit të asaj kohe, pra kemi kundërshtuar e refuzuar”, tha Murati.

Tutje, ministri në detyrë u shpreh se besojnë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.

“Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë në pafajësi, pra që Gjykata të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu, pastaj janë çështje të tjera ato se çfarë ka ndodhur gjatë procesit të qeverisjeve…

Sa i përket Gjykatës Speciale si të tillë, ne qysh atëherë e kemi thënë të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Murati, transmeton telegrafi.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit