2.1 C
Zurich
Thursday, November 20, 2025
spot_img
spot_img

Müller nuk ndalet: Ylli gjerman synon titullin në MLS me Vancouver Whitecaps

Duhet ti lexosh

Thomas Muller do të vazhdojë aventurën e tij kanadeze edhe vitin e ardhshëm.

Në një intervistë me “Kicker”, ylli gjerman konfirmoi qëllimin e tij për të vazhduar në MLS me Vancouver Whitecaps:

“Po, do të luaj ende aty “, tha ai kur u pyet për sezonin e ardhshëm.

Të dielën, 36-vjeçari Muller do të përballet me Los Angeles FC, në çerekfinalet e play-off. “Stadiumi do të jetë me 55,000 spektatorë për ndeshjen kundër Los Angeles. Biletat janë shitur prej disa ditësh, një rezultat i jashtëzakonshëm në Kanadanë e çmendur pas hokejit“, shtoi Muller.

Edhe pse Müller tashmë mban rekordin gjerman me 35 tituj, një kampionat në Amerikën e Veriut do të thoshte shumë për ikonën e Bayern Munich. “Në kontekstin aktual, do të thoshte shumë, është dhurata ime“, konfirmon ai.

“Jam transferuar në një ligë të re dhe në një vend të ri.

Të fitosh në një kohë kaq të shkurtër do të ishte e jashtëzakonshme”, tha Gjermani, me tetë gola dhe tre asiste në nëntë ndeshje, një paraqitje pozitive.

“Mund të them se jam shumë i kënaqur këtu dhe po argëtohem shumë. Por, padyshim që është një mjedis shumë më i relaksuar se sa në Mynih ose në pjesën tjetër të Gjermanisë”, tha Muller, transmeton Bsot.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit