BallinaEKSKLUZIVEMuaji i Ramazanit, Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

Muaji i Ramazanit, Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

-

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të agjërimit në muajin e bekuar të Ramazanit.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë, duke shprehur dëshirën që ky muaj i shenjtë të shërbejë si një kohë solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.

Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin! Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!“, shkruan Begaj.

Besimtarët myslimanë në mbarë vendin po përgatiten për fillimin e Ramazanit ditën e nesërme (19 shkurt), muajit të reflektimit shpirtëror dhe solidaritetit, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Abrashi shënon në Kampionatin e Zvicrës

0
Grasshoppers ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj St. Gallenit, në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit zviceran. Kjo ishte fitorja e...