Nga Mustafa ISMAILI, Toronto, Ontario
Diaspora është zemra e dytë e Kosovës.– Zemra që e pompon Kosovën. Diaspora është gjaku që qarkullon jashtë kufijve,por rrah për një atdhe të vetëm. Ajo sjell para, sjell dije, sjell nder. Diaspora është ushtria pa uniformë e Kosovës.
Forca që e mban Kosovën në këmbë mban gjallë ekonominë , e ngre vendin në këmbë me investime dhe e mbron Kosovën në çdo institucion ndërkombëtar.
Është zëri i Kosovës në botë, ambasadori i saj më i denjë dhe mbështetësi më i sinqertë. Diaspora është fuqia e Kosovës – jashtë punon, brenda Republikẽs sẽ Kosoves investon!
Sa herë vendi ka rënë në vështirësi, diaspora ka qenë e para që ka ngritur dorën, ka hapur zemrën dhe ka dhënë më shumë se kushdo.
Pa diasporën, Kosova do të ishte më e varfër, më e heshtur dhe më pak e fuqishme.
Aty ku flitet shqip në botë, ngritët flamuri i Kosovës.
Aty ku punojnë duart e mërgimtarëve, rritet respekti për kombin.
Aty ku jeton mërgata, Kosova ka një derë të hapur, një mburojë, një zë.
Diaspora e mban Kosovën me para, e mbron me fjalë, e nderon me punë.Kur Kosova dobësohet, mërgata e ngre.Kur Kosova sulmohet, mërgata e mbron.
Kur Kosova heshtet, mërgata flet.
Diaspora është pasuria më e madhe strategjike e shtetit të, Kosova do të ishte një zë i vogël.Aty ku mërgimtari punon me djersë,Kosova rritet me dinjitet.
Diaspora është krah i shtetit,
fuqi ekonomike, zë diplomatik,dhe mburojë politike e Kosovës në botë.Punon jashtë, por lufton për atdheun.
Aty ku është mërgata, Kosova ka krahë. /HelveticALforum.ch




