1.9 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Mos harroni datën – 7 dhjetor, E diel: Turneu humanitar “Koretini 2025”

Duhet ti lexosh

Mërgata shqiptare në Zvicër vazhdon të mbetet forcë e pazëvendësueshme për kombin tonë, duke ruajtur me përkushtim gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare ndër breza. Edhe këtë vit, solidariteti dhe sporti i bashkojnë bashkatdhetarët tanë në një aktivitet tashmë tradicional.

Turneu i 2-të i Futbollit në Sallë “Koretini 2025” – më 07 dhjetor

Shoqata Koretini në Zvicër po organizon edicionin e dytë të turneut humanitar të futbollit në sallë, një ngjarje që mbledh sportdashës nga trojet dhe diaspora. Interesimi është i madh dhe përgatitjet po zhvillohen sipas planit.

Mes ekipeve pjesëmarrëse do të jetë edhe ekipi i Shoqatës Humanitare “Topanica”, nën drejtimin e Prof. Burhan Morina, i cili u shpreh:
“Ky organizim është i shkëlqyer dhe ne e mirëpritëm menjëherë ftesën. Do të vazhdojmë të mbështesim çdo nismë që i shërben komunitetit tonë.”

Sport, argëtim dhe humanizëm

  • Vetëm 24 ekipe do të garojnë në turne.
  • Për pjesëmarrësit dhe vizitorët do të ketë kuzhinë të ngrohtë dhe pije freskuese.
  • Të gjitha të ardhurat do të dedikohen për projekte bamirësie, duke e kthyer sportin në ndihmë konkrete për njerëzit në nevojë.

Regjistrimet janë të hapura në: futsal2025.koretini.me

Bashkohuni në këtë festë sporti dhe solidariteti – sepse mërgata jonë gjithmonë ka ditur të ndihmojë dhe të bashkohet për të mirën e përbashkët.

Sponsor medial HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme