POSTIMET E FUNDIT

Mirlind Daku vijon të jetë i dëmtuar, sulmuesi do të operohet

Qendërsulmuesi Mirlind Daku i mungoi Rubin Kazanit të dielën mbrëma në disfatën e thellë 4:0 nga Zeniti, në ndeshjen që i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit rus. Trajneri i Rubinit, Rashid Rakhimov, ka folur për gjendjen shëndetësore të sulmuesit të Shqipërisë. Ai deklaroi se Daku do të ketë nevojë të operohet ndërsa nuk është bërë e ditur ende saktësisht se për çfarë lëndimi bëhet fjalë. “Lëndimi është shumë i pakëndshëm. Unë mendoj se Daku do të ketë nevojë për një operacion të vogël. Mungesa e Dakut vërehet në skuadër”, ka thënë Rakhimov, shkruajnë të hënën mediat ruse. 27-vjeçari Daku i mungoi edhe Shqipërisë në ndeshjet nga Anglisë dhe ndaj Andorrës që u zhvilluan këtë muaj e që ishin të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet në vitin e ardhshëm. Daku është golashënuesi më i mirë i Rubin Kazanit këtë edicion. Ai ka kontribuar me 11 gola dhe gjashtë asistime, njofton oranews.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB